Lajme

Palmer: Duam të shohim dialog dhe marrëveshje për Reformën Zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 08 November 2019

Matthew Palmer, i Dërguari i Posaçëm i Departamentit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka bërë sërish thirrje për një dialog midis opozitës dhe mazhorancës për arritjen e një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore.

“Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike”, ka deklaruar Palmer nga Davosi i Zvicrës ku po zhvillohet Forumi Ekonomik.

Sipas Palmer, kjo marrëveshje çon sërish drejt normalitetit në demokracinë shqiptare.

-Advertisement-

“Prandaj, do të na pëlqente që të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërish drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”./ Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera