Lajme

Palmer anulon pjesëmarrjen në Forumin e Sigurisë në Beograd, e çon zëvendësin

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 15 October 2019

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin e Sigurisë në Beograd (BSF), i cili do të mbahet nga data 16 deri më 18 tetor.

Palmer ishte paralajmëruar se do t’u drejtohej pjesëmarrësve me rastin e hapjes zyrtare të Forumit të Sigurisë në Beograd, të enjten, më 17 tetor, me temën “Zgjidhja e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”.

Koha Ditore ka pyetur Forumin e Sigurisë se pse Palmer ka hequr dorë nga pjesëmarrja. Sipas tyre, ai nuk ka dhënë ndonjë arsye specifike.

-Advertisement-

“S’ka arsye. Ne thjesht jemi informuar se ai nuk do të vijë dhe se do të zëvendësohet nga zëvendësi i tij”, ka thënë Marko Savkoviq, drejtor i Programit në Forumin e Sigurisë. Zëvendës i Palmerit është David Kostelancik.

Në hapjen zyrtare, siç është paralajmëruar nga organizatori, do të flasë diplomatja gjermane e ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, Suzanne Schutz, ish-përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e Sigurisë të BE-së, Catherine Ashton, si dhe ish-ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni.

Normalizimi i marrëdhënieve dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë temë diskutimi në edicionin e sivjetmë të Forumit.

Edicionet e kaluara kanë qenë ftuar zyrtarë, deputetë të parlamenteve nga Kosova e Serbia, për të folur rreth dialogut dhe normalizimit. Por sivjet organizatori ka vendosur të mos i ftojë ata. Drejtori i Programit në BSF, Savkoviq, ka thënë se “duke parë rezultatet e dobëta të palëve negociuese morëm vendim që të mos u jepet hapësirë politikanëve, por t’i ftojmë ekspertët që merren me këtë çështje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera