Lajme

Palmer: Amerika kërkon njohje reciproke Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 04 December 2019

Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer dhe përfaqësues për Ballkanin Perëndimor ka thënë këtë të mërkurë ka thënë se shteti amerikan dëshiron që të shohë normalizim të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe ati të Serbisë.

Ky normalizim sipas Palmer nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve, shkruan gazeta inFokus.

Për N1 në Bosnjë, ai ka thënë se “është e nevojshme që Prishtina dhe Beogradi të ulen në tavolinë, ta arrijnë marrëveshjen dhe të marrin rrugë drejt Bashkimit Evropian”.

-Advertisement-

“Duhet të arrihet marrëveshja e cila do të jetë e pranueshme dhe e përkrahur nga publiku në të dy anët, si mënyra më e mirë për ecjen para”.
Me rëndësi është që marrëveshja të jetë e zbatueshme, e drejtë dhe e qëndrueshme”./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera