Lajme

Pallaska: VV-ja nuk e do qeverinë, nuk do të largohet nga luksi i opozitës

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 04 December 2019

Dasdit Pallaska, analist politik ka thënë se VV-ja ka shumë arsye se pse nuk dëshiron të formojë qeverinë.

E sipas tij njëra ndër arsyet kryesore është se kjo parti nuk dëshiron të largohet nga luksi që kishte si opozitë, shkruan gazeta inFokus.

Ai veprimet e VV-së në raport me LDK-në nuk i konsideron korrekte sepse sipas tij nuk mund të ja japësh lirinë LDK-së që të zgjedh cilën ministri të dojë por në fund t’i thuash që këtë s’do ta marrësh.

-Advertisement-

“Nuk  mundesh me thonë që unë jam kandidatë zemërgjerë edhe  ke të drejtë me kërku cilën do ministri e në fund me ja mohu duke i thënë  nuk ki drejtë këtë me zgjedhë . Edhe nuk mundesh këtë digaster. Për momentin dy partitë kanë hezitme me formu qeverinë nën ni lluksi i VV-së që kanë pasë si opozitë nuk po i lejon ata, kauzat që ata kanë bërë sa ishin si opozitë nuk është duke i lejuar”, tha Pallaska në T7./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera