Lajme

Pallaska: Sjellja e LDK-së në raporton me VV-në, sinonim i “Sindromit të Stokholmit”

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 03 April 2021

Avokati dhe njohësi i zhvillimeve politike, Dastid Pallaska ka reaguar sërish pas vendimit të LDK-së për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit.

Pallaska, e ka kritikuar sjelljen e LDK-së, duke thënë se këto veprime të Lidhjes Demokratike në raport me VV-në janë një lloj sindrom i Stokholmit.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

-Advertisement-

Sjellja aktuale e LDK-së në raport me LVV-në paraqet një rast tipik të Sindromit të Stokholmit, ku viktima dashurohet dhe e arsyeton dhunuesin e vet.

Madje, LDK po shkon edhe më larg duke marrë përgjegjësin për “krimin” e kryer ndaj saj nga dhunuesi i vet.
Nëse LDK vazhdon me këtë sjellje, ka mundësi që kjo gjendje e çrregullimit mendor tash e tutje të njihet si “Sindromi i LDK-së.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera