Lajme

Pallaska: Shpend Ahmeti s’guxoi të kandidonte për kryetar të VV’së

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 10 January 2018

Juristi dhe analisti politik Dastid Pallaska ka vlerësuar se Albin Kurti ishte pengesë e “grupit të ndarë” të Vetëvendosjes për të arritur pushtetin.

Në Rubikon të KTV-së, Pallaska ka thënë se brenda VV-së po luftohen oligarkët. Sipas tij, ai që po i lufton ata është Kurti.

“Këta janë afruar shumë afër pushtetit dhe e kanë parë Kurtin si pengesë. Kurti është pengesë sepse figurativisht të them Vetëvendosja ka ardhur 10m larg pushtetit, për ta parë por jo për t’u ulur”, ka thënë Pallaska duke shtuar këtë nuk e arrinin me Kurtin në krye.

-Advertisement-

Sipas tij, Shpend Ahmeti ndonëse kishte apetite për të parin e partisë, ai nuk guxoi ta bënte një gjë të tillë.

“Nuk guxon sepse e ka kuptuar që brenda strukturave kemi të bëjmë me fanatikë, nuk ka hapësirë për ideologji”, ka thënë ai.

“Më seriozi është Visar Ymeri i cili ka dalë e ka tregu çka po ndodh ndërsa ma qesharaku është Shpend Ahmeti, nëse ai po llogarit në dy kuptimësi. Me tërheqjen e tij atëherë do të pësojë më së keqi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera