Lajme

Pallaska: Kurti sot e barazoi NATO’n me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 26 February 2020

Juristi Dastid Pallaska, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot me veprimin e tij e ka barazuar NATO’n me Serbinë. Këtë gjë Pallaska e quajti ofenduese.

“Ajo çka ka thënë sot Kurti është rrenë dhe lajthitje e shpifur. Kurti me atë se cka ka thënë sot, e ka barazuar NATO’n me Serbinë. Ky është krim dhe ofenduese”, është shprehur Pallaska.

Pallaska gjithashtu tha se kryeministri aktual edhe më parë ka qenë kundër NATO’s.

-Advertisement-

“Ky (Kurti) ka qenë kundër Pakos së Ahtisarit, e Pakoja e Ahtisarit e ka sjellë NATO’n në Kosovë. Pra, ky ka qenë kundër NATO’s edhe më parë”, ka thënë Pallaska.

Tutje, ai tha se Kurti ka tentuar t’i gënjejë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky është mësuar me rrejt popullin e vet, e kësaj radhe është ra në kurthin e vet, e ka rrejt dikë që s’mundet ta rrejë, Amerikën”, shtoi Pallaska.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera