Lajme

Pallaska krahason Vetëvendosjen me seriale turke

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 25 January 2018

Avokati Dasdid Pallaska, ka thënë se Vetëvendosje po dëshmohet se është ndërtuar mbi gënjeshtra nga vetë krerët e saj.

Pallaska ka ironizuar duke krahasuar Vetëvendosjen me seriale turke.

“Shpalosja e pakontrolluar e gënjeshtrave mbi të cilat është ndërtuar dhe ka vepruar Vetëvendosja nga vetë krerët e kësaj lëvizje mund të krahasohet vetëm me satirën që Stupcat u bënin serialeve turke ku djali e zbulon pas 10 viteve që “nëna” e tij është, në fakt, “axha” i tij. Nuk mund pritet asgjë më pak nga një lëvizje populliste që ka vepruar duke propaguar të kundërtën e asaj që ka qenë! Duke pritur momentin kur ta pranojnë se gjatë gjithë kohës kanë punuar në shërbim të PDK-së”, ka shkruar Pallaska në Facebook.

-Advertisement-

Pallaska ka thënë se është koha që kjo lëvizje të ik në histori.

“Kjo është e pritshme duke qenë se PDK ka qenë dhe mbetet në pushtet vetëm për shkak të një opozite si Vetëvendosja. Është koha që të dyja të ikin në histori”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera