Lajme

Pallaska: Kosova kopjoi nene të Kodit penal të Gjermanisë, të cilat Merkel do t’i heq

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 26 April 2017

Analisti dhe juristi Dastid Pallaska kundërshton propozimin për ndryshimin e Kodit Penal për shpifjen dhe fyerjen ndaj institucioneve shtetërore, duke e quajtur qesharak arsyetimin e Ministrisë së Drejtësisë se propozimi bazohet në Kodin Penal të Gjermanisë. Kundër ndryshimit të këtij kodi ka dalë edhe vetë zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi.

“Kjo dispozitë ligjore në Kodin Penal të Gjermanisë është mbeturinë arkaike e një epoke tjetër. Këtë e vërteton fakti se asnjë politikan gjerman modern nuk ka kërkuar mbrojtje sipas kësaj dispozite ligjore në shekullin XXI”, ka shkruar Pallaska në facebook.

“Në fakt – pasi që kjo dispozitë ligjore në Gjermani mbron edhe udhëheqësit shtetëror të huaj – i vetmi politikan në botë që e ka përdorur këtë dispozitë ligjore të Kodit Penal të Gjermanisë në shekullin XXI ishte Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i cili vitin e kaluar kërkoi dënimin dhe burgosjen e një satiristi gjerman”, thotë Pallaska, shkruan Telegrafi.

-Advertisement-

Më tej ai thotë se “Si pasojë e (keq)përdorimit të kësaj dispozite ligjore të Kodit Penal të Gjermanisë nga Presidenti Erdogan, në fillim të këtij viti Kancelarja Merkel ka marrë iniciativë që këtë dispozitë ligjore ta largoj nga Kodi Penal i Gjermanisë deri më 1 janar 2018”.

“Shpifja dhe fyerja në Kosovë janë probleme të mëdha për të gjithë qytetarët. Këtë problem duhet ta adresojnë gjykatat civile duke i shpërblyer viktimat e shpifjes dhe fyerjes, kushdo qofshin ata/ato, për dëmin që ju shkaktohet nga gazetarë dhe mediume të papërgjegjshme dhe/ose joprofesionale”, ka shkruar Pallaska.

As zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi  duket se nuk është i kënaqur me draft-kodin e ri penal.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, qëndron fuqishëm përballë tendencave të kujtdoqoftë që shënojnë hap prapa në arritjet që vendi ynë i lirë e demokratik ka shënuar në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut”, ka shkruar Dushi në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera