Pallaska: Arrestimi i Berishës u shoqërua me shkelje, duket se u privua nga liria pa vendim të Gjykatës
Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 16 July 2023
Avokati Besnik Berisha është liruar sot me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, e cila ka marrë sot vendim për refuzimin e kërkesës së paraburgimit dhe caktimin e një mase alternative. Që prej arrestimit të Berishës e edhe sot pas lirimit, arrestimi dhe ndalimi i tij është cilësuar si i kundërligjshëm dhe arbitrar, raporton Gazeta Sinjali.
Pasi Gazeta Sinjali publikoi vendimin e plotë për këtë rast, ka reaguar avokati Dastid Pallaska, i cili tha përmendi shkeljet ligjore/kushtetuese që e kanë shoqëruar arrestimin e Berishës.
Ai tha se Berisha është privuar nga liria pa vendim të gjykatës, shkelje kjo e Ligjit për Avokatinë.
“Tash që u publikua vendimi i gjykatës, jam tejet i shqetësuar për shkeljet ligjore/kushtetuese që duket se e kanë shoqëruar arrestimin e tij.
Së pari, duket se Besniku është privuar nga liria pa vendim të gjykatës.
Ky veprim është shkelje e Nenit 33(1) të Ligjit për Avokatinë, i cili shprehimisht përcakton se avokati nuk mund të privohet nga liria për vepra lidhur me ushtrimin e profesionit PA VENDIM GJYKATE.
Kjo dispozitë ligjore është tejet e rëndësishme pasi që mbron avokatët nga arbitrariteti i kundërligjshëm në rastet kur synohet të personalizohet puna e tyre profesionale në mbrojtje të të drejtave dhe interesave ligjore të klientëve të tyre.
Duke njohur mundësinë e keqpërdorimit të vendimit për arrestim/ndalim për 48 orë, Ligji per Avokatinë kërkon vendim të gjykatës për privimin nga liria të avokatit në këto raste. Pa këtë mbrojtje ligjore nga arbitrariteti, është e pamundur të ushtrohet në mënyrë të mirëfilltë profesioni i avokatit.“, ka shkruar Pallaska.
Pallaska ka përmendur edhe masën e caktuar nga Gjykata, të cilën e quajti si ndalim i avokatisë si profesion i lirë.
“Së dyti, është tejet brengosëse që vendimi me të cilin Besnikut i është ndaluar afrimi tek vendi apo personi i caktuar është “arsyetuar” me – ndër tjerash – angazhimin e tij në raste të tjera si avokat dhe faktin se duke qenë avokat ai mund të përsërisë veprat penale të ngarkuara apo të ngjashme.
Kriminalizimi apriori i punës së avokatit – dhe atë pa arsyetim të hollësishëm e bindës – mund të jetë prelud vetëm për ndalimin e avokatisë si profesion i lirë.
Treguesi më i mirë për rolin e avokatëve në shoqëri të lira dhe demokratike është fakti se profesioni i avokatisë nuk ekziston vetëm në sisteme totalitare/diktatoriale. Kushdo që është i/e interesuar se si duket shoqëria pa avokatë mund të pyes të mbijetuarit e regjimit të Enver Hoxhës ku profesioni i avokatisë ishte i ndaluar.
E tërë kjo nuk do të thotë se avokatët janë mbi ligjin., shkroi tutje ai.
Në fund, ai shtoi se shpreson se kjo çështje do të ketë trajtim të duhur profesional në instancat e larta gjyqësore ku duhet të adresohen shkeljet e mësipërme ligjore pavarësisht refuzimit të kërkesës për paraburgim.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...