Lajme

Palestra në Istog nisi të ndërtohej më 2004, punimet po vazhdojnë edhe në vitin 2020

Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 19 January 2020

Ende pa përfunduar të gjitha punimet, palestra sportive në Istog është kthyer në gjendje të rëndë.

Erërat e forta muajt e fundit kanë dëmtuar një pjesë të objektit që ka nisur së ndërtuari që nga viti 2004.

Projekt i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e i menaxhuar nga Komuna e Istogut, ka plot 16 vjet që nuk ka arritur të përfundohet.

-Advertisement-

Zyrtarë të komunës, duke premtuar se këtë vit punimet do të përfundojnë, fajësojnë kompanitë ndërtuese të mëparshme që nuk i kanë kryer punët si duhet.

Derisa opozita e quan dështim të radhës të qeverisjes aktuale, raporton KTV.

Ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit për vonesat në këtë projektnuk janë përgjigjur.

Palestra sportive në komunën e Istogut i ka kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 300 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera