Palestinezët ikin nga shtëpitë teksa Izraeli kryen inkursion të shpejtë në Gaza
Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 14 October 2023
Palestinezët janë duke ikur edhe të shtunën nga shtëpitë e tyre në Gaza, pasi Izraeli u ka dhënë urdhër gjysmës së popullsisë që të largohet drejt pjesës jugore.
Raportohet se ushtria izraelite ka kryer edhe disa bastisje tokësore të premten në Gaza, para nisjes eventuale të një ofensive tokësore në atë territor.
Situata pritet të përshkallëzohet një javë pas sulmeve të përgjakshme të Hamasit në Izrael.
Izraeli u ka kërkuar 1 milion njerëzve që të largohen, përfshirë gjithë popullsinë e qytetit të Gazës, pavarësisht paralajmërimeve nga Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës se një eksod i tillë mund të rezultojë me situata të rënda, pasi ka shumë të sëmurë nëpër spitale dhe të tjerët nuk kanë ku të shkojnë.
Familjet në makina, kamionë dhe pajisje tjera i kanë mbledhur gjësendet e tyre dhe janë nisur drejt jugut të Gazës, teksa vendi është sulmuar me raketa izraelite.
Një zyrtar për media i Hamasit ka thënë se aeroplanët luftarakë izraelitë i kanë goditur makinat e nisura në jug, duke i lënë të vdekur më shumë se 70 persona.
Ushtria izraelite ka thënë se trupat e saj kanë kryer bastisje të shkurtra në Gaza, për t’i luftuar militantët dhe ka kërkuar për gjurmët e 150 personave – përfshirë burra, gra e fëmijë – që janë marrë si pengje nga Hamasi, pas nisjes së sulmeve në jug të Izraelit, më 7 tetor.
Teksa ka bërë thirrje për evakuim, ushtria izraelite ka thënë se është duke planifikuar që shënjestrojë korridoret nëntokësore të Hamasit rreth qytetit të Gazës.
Mirëpo palestinezët dhe disa zyrtarë të Egjiptit shqetësohen se qëllimi përfundimtar i Izraelit është që t’i dërgojë njerëzit e Gazës sa më afër zonës kufitare me Egjiptin, në jug.
Hamasi, në anën tjetër, u ka kërkuar banorëve të Gazës që ta injorojnë urdhrin për evakuim.
Familjet në Gazë janë përballur me dilema të mëdha nëse duhet të qëndrojnë apo të ikin nga shtëpitë e tyre, pasi situatë e sigurt nuk është askund.
Aktualisht banorët në Gazë nuk kanë qasje në ujë, ushqim dhe ilaçe, me vendim të autoriteteve izraelite.
Haifa Khamis al-Shurafa, 42-vjeçare, ka ikur nga qyteza Deir al-Balah me një grup prej 150 personave të premten, pasi banesa e saj në një lagje afër qytetit të Gazës është shkatërruar nga sulmet izraelite këtë javë.
“Ne kemi humbur gjithçka, shtëpinë, gjësendet, gjithçka”, ka thënë ajo.
“Krejt çfarë kemi janë fëmijët, prandaj po ikim. Nuk duam t’i humbim edhe ata”.
Me minutat e fundit të baterisë së saj në telefon, ajo ka thënë se “ne nuk e meritojmë këtë”.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë të premten se 1.900 persona janë vrarë në këtë territor.
Si pasojë e sulmeve të Hamasit janë vrarë 1.300 izraelitë, shumica prej të cilëve civilë, dhe 1.500 militantë të Hamasit janë vrarë gjatë luftimeve, ka thënë Qeveria në Izrael.
Trupat izraelite kryen bastisje në Gaza
Bastisjet izraelite të premten në Gaza kanë qenë shenja e parë se trupat kanë hyrë në këtë territor, prej kur Izraeli i ka nisur sulmet e vazhdueshme në Gaza, si hakmarrje për masakrën e Hamasit.
Militantët palestinezë kanë nisur mijëra raketa në Izrael, prej kur kanë nisur luftimet.
Një zëdhënës ushtarak ka thënë se trupat ushtarake izraelite janë larguar prej Gazës pas bastisjeve.
Izraeli i ka thirrur 360.000 rezervistë dhe kanë mbledhur pjesëtarë të ushtrisë dhe tanke afër kufirit, mirëpo ende nuk është bërë publik vendimi për nisje eventuale të ndonjë ofensive tokësore.
Sulmet eventuale në Gaza me popullsi të dendur rrezikojnë të shkaktojnë numër të madh viktimash.
“Ne do ta shkatërrojmë Hamasin”, ka thënë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të premten vonë.
Hamasi ka thënë se sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 13 pengje, përfshirë të huaj, por pa dhënë më shumë hollësi.
Ushtria izraelite e ka hedhur poshtë këtë pretendim.
Hamasi dhe militantë tjerë palestinezë shpresojnë t’i negociojnë pengjet me mijëra palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.
Në Izrael, njerëzit janë të shokuar me sulmet e Hamasit dhe janë të frikësuar nga sulmet e nisura prej Gazës.
Banorët janë në favor të nisjes së një ofensive ushtarake, dhe në televizionet izraelite janë transmetuar sloganet “së bashku do të fitojmë” dhe “të bashkuar më të fuqishëm”.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatë tjerë të Izraelit kanë ofruar mbështetje të fuqishme për luftën ndaj Hamasit, mirëpo shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka thënë se ushtria izraelite duhet t’iu japë më shumë kohë njerëzve që të largohen prej Gazës.
Palestinezët nuk kanë ku të shkojnë
Disa dëshmitarë kanë raportuar për sulme sa kanë qenë duke ikur në jug, në zonën ku Izraeli u ka kërkuar palestinezëve që të shkojnë.
Fayza Hamoudi ka thënë se ajo dhe familja e sa kanë qenë duke udhëtuar nga veriu kur është lëshuar një raketë afër rrugës dhe dy makina janë djegur.
“Pse duhet të besojmë se ata po tentojnë të na ruajnë neve? Ata janë të sëmurë”, ka thënë Hamoudi, me zërin në vaj.
Shumë frikësohen se nuk do të mund të kthehen më në shtëpitë e tyre ose gradualisht do të zhvendosen në Gadishullin Sinai të Egjiptit.
Më shumë se gjysma e palestinezëve në Gaza janë pasardhës të refugjatëve nga lufta e vitit 1948, kur është krijuar shteti i Izraelit.
Atëherë mijëra palestinezë kanë ikur nga janë dëbuar prej territoreve ku shtrihet sot Izraeli.
Për shumë palestinezë ky është dëbimi i dytë i tillë.
Deri më tani 423.000 persona – gati 1 në 5 banorë të Gazës – janë detyruar të largohen prej shtëpive të tyre në Gaza, si pasojë e sulmeve izraelite, ka thënë të enjten OKB-ja.
Kjo organizatë ka vlerësuar se dhjetëra mijëra persona tjerë kanë ikur nga shtëpitë e tyre në veri të Gazës, deri në mbrëmjen e së premtes./REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...