Rozë

Palestër, restorant, piceri, të gjitha sekretet e Cristiano Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 17 December 2018

Cristiano Ronaldo dhe Torino, një “marrëdhënie e lindur menjëherë. Që nga zbarkimi i tij, qyteti është çmendur për fenomenin e ri, i cili jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj ndidhet tashmë si në shtëpinë e tij.

Çfarë bën CR7 në Torino në kohën e lirë? Palestër, restorant, piceri, shëtitje. Lexoni të gjitha sekretet e kampionit 34-vjeçar torinez.

Ronaldo dhe Torino, një marrëdhënie e lindur menjëherë. Që nga zbarkimi i tij, qyteti është çmendur për fenomenin, i ndihet si në shtëpi. Për jetën e tij torineze, CR7 ka zgjedhur një vilë ekskluzive mbi një kodër, pas kishës Gran Madre, ku shijon një panoranë mbresëlënëse mbi Mole Antonelliana dhe mbi bukuritë e qytetit.

-Advertisement-

Në vilën e tij superluksoze ka gjithçka: para së gjithash një palestër dhe një pishinë të mbuluar për t’u kujdesur për formën edhe jashtë qendrës sportive të Continassa-s dhe nga oraret normale të stërvitjeve. Pesha, aktiviteti kardiak dhe mjete të tjera sportive për kohën e tij të lirë. Mbi tarracë është ndërtuar një vend i përshtatshëm për të bërë solar. Aktivitet fizik, por edhe pushim, sepse një nga sekretet e CR7 është edhe gjumi, që duhet të jetë të paktën 7-8 orë në mbrëmje.

Sapo mundet, Cristiano po shijon edhe Torinon, me masë dhe pa asnjë teprim. Ndonjë shëtitje në sheshin “Vittoriio Veneto” dhe në zonën e qendrës së qytetit, ndonjë dalje për darkë, me familjen dhe me miqtë më të ngushtë. Për mbrëmjen e parë “mondane”, në verë, me partneren e tij Georgina ka zgjedhur, “La Credenza” në San Maurizio Canavese, restoranti I drejtuar nga Giovanni Grassi diku jashtë qytetit.

Por “alieni”, i ka lejuar vetes edhe një etapë në “Sesto Gusto” për të shijuar një picë nga shefi Massimmiliano Prete. Sikur të mos ndodhte asgjë, në mes të klientëve të tjerë, pa asnjë privilegj. Një thjeshtësi e vërtetë për të madhin Ronaldo.

Në pushimet e kampionatit, CR7, i cili për momentin ka parapëlqyer të mungojë në përkushtimet e Portugalisë, është kthyer në Madrid e Lisbonë, por ka shijuar edhe Liqenin e Komos. Së fundmi, në pushimin e fundit të kombëtareve, ka festuar ditëlindjen e parë të vajzës Alana Martina me një pushim të shkurtër në Londër.

Të gjithë e dinë që Ronaldo ka një pasion të madh për makinat. Garazhi i tij është i pasur me makina jashtë serie sportive dhe luksoze, nga Ferrari te Lamborghini. Një pjesë e makinave të tij ka mbërritur edhe në Torino, por Cristiano i përdor me radhë. Në javët e tij të para juventine, një shofer e ka shoqëruar në stërvitje, shpesh i ndjekur edhe nga një eskortë. Pastaj, pak nga pak i mësoi rrugët e Torinos dhe tani lëviz në autonomi, shpesh me Jeep-in e klubit ose me Suv-in që ka në pronësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera