Lajme

“Palë e barrikaduar”, SBASHK-u i përgjigjet Nagavcit: Nuk ofroi asgjë, përsëriti pakon e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 10 September 2022

Anëtarja e këshillit grevist nga SBAShK-u, Luljeta Boshnjaku i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci ku kjo e fundit e quajti sindikatën palë të barrikaduar dhe fajtorin e vetëm për mos-nisjen e mësimit.

“A i paska plotësuar kërkesat tona, ministrja Nagavci e na nuk e dim”, tha Boshnjaku për GazetënBlic.

Në një pronocim për GazetaBlic, Boshnjaku thotë se ministrja Nagavci gjatë takimit që kishin sot, nuk i ofroi SBASHK-ut asnjë ofertë, vetëm përsëriti pakon e kryeministrit.

-Advertisement-

“Ministrja Nagavci, asnjë ofertë nuk na ofroi vetëm e ka përsëritur pakon e kryeministrit”, shtoi tutje Boshnjaku.

Ndryshe, Boshnjaku gjatë ditës së sotme bëri me dije se greva vazhdon, pasi sipas saj 99% e mësimdhënësve nuk pranuan ofertën e kryeministrit.Kujtojmë se, kryeministri Kurti një javë më parë ka prezantuar një pako kundër inflacionit me të cilën çdo zyrtarë publikë, do të mbështetet me nga 50 euro deri në fundit të viti.

Megjithatë kjo nuk po ndryshon ende mendimin e mësimdhënësve për të vazhduar grevën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera