Ekonomi

Pal Lekaj i qon 3.3 milionë euro në Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 13 March 2018

Mbi 3 milionë e 300 mijë euro është vlera financiare e projekteve që do t’i përfitoi Komuna e Obiliqit nga Ministria e Infrastrukturës, shkruan infokusi.

Kryetari i komunës, Xhafer Gashi dhe ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, nënshkruan memorandum bashkëpunimi, për realizimin e projekteve infrastrukturore në vlerë mbi 3 milion e 300 mijë euro.

Projektet që do të realizohen nga kjo shumë financiare janë; sheshi i Obiliqit, ndërtimi i infrastrukturës në lagjen “Hade e Re” në fshatin Shkabaj si dhe asfaltimi i rrugës; Palaj – Lajthishtë – Siboc – Hamidi – Plemetin.

-Advertisement-

Pas nënshkrimit të memorandumit ministri, Pal Lekaj tha se Ministria e Infrastrukturës do të mbështes projektet infrastrukturore që kanë impakt direkt në jetën e qytetarëve të komunës së Obiliqit.

Nga ana tjetër kryetari, Xhafer Gashi e falenderoi ministrin, Pal Lekaj për mbështetjen financiare që po i bënë komunës së Obiliqit, duke besuar në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional edhe në projekte të tjera të natyrës së tillë.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, Kryetari dhe Ministri vizituan punimet në ndërtimin e urës mbi lumin “Sitnica”. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera