Pal Lekaj: Projekt-buxheti i 2024-tës është bërë me direktiva të Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus
18:04 | 01 November 2023
Qeveria e Kosovës ka miratuar dje projektbuxhetin për vitin 2024, që do të ketë vlerën 3 miliardë e 314 milionë euro. Gjatë prezantimit të tij, kryeministri Albin Kurti tha se në secilin sektor ka rritje të buxhetit krahasuar me atë të vitit të kaluar. Nga opozita kanë kritika për projektbuxhetin.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vërejtje për projekt-buxhetin. Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, thotë se ky projekt-buxhet është bërë me direktiva të partisë.
“Në këtë Buxhet, mbizotëron më shumë strategjia e Qeverisë me direktiva të Partisë, ku janë lënë anash nevojat dhe kërkesat buxhetore të komunave, shoqërisë civile, institucioneve qendrore publike, sindikatave, njësiteve tjera buxhetore dhe propozimeve të partive opozitare”, thotë Lekaj.
Lekaj ka akuzuar Qeverinë për mungesë bashkëpunimi në këtë drejtim.
“Projektligji i Buxhetit 2024 ende nuk ka ardhë në Kuvendin e Kosovës. Nëse nisemi nga ideja që buxheti duhet të jetë i të gjithëve, deri tani Qeveria Kurti nuk ka pasur frymë konsolidimi dhe bashkëpunimi në përpilimin e Buxhetit të shtetit të Kosovës”, thotë Lekaj, për Express.
Ai thotë se si deputetë do të japin propozimet e tyre, por shprehet i bindur se do të injorohen e refuzohen.
“Edhe pse Ligji i Buxhetit 2024 do të vjen në Kuvend, nuk po shpresojmë që do të kemi një konstruktivitet të pushtetit e shumicës në Kuvend përballë opozitës. Prapë amendamentet, propozimet dhe projektet në të mirë të qytetarëve që do të propozohen nga ne si Deputetë do të mbeten në sirtarët e Kuvendit, pasi do të injorohen e refuzohen!”, ka deklaruar Lekaj.

Të tjera
-
Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, i hapet rruga Bedri Hamzës – vetëm Limaj tregoi gatishmëri për koalicion
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ...
-
Sveçla tregon ‘sakrificën’ e Kurtit në 20-vjetorin e VV-së: Na duronte kur pinim duhan në takime
Në 20 vjetorin e Vetëvendosjes, kjo parti ka organizuar bisedë me krerët e sa...
-
“Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kanada” – zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Mont...
-
Rast i rrallë në Shqipëri, 74-vjeçari maturant merr diplomën
Në Shqipëri janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës...
-
Serbia thotë se është e shqetësuar për mbështetjen e Malit të Zi ndaj Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se është e shqetësuar për shkak t...
-
Vdekja e nënës nga Kosova bashkë me të birin, Ramosaj: Dhimbje shumë e madhe
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një vend jashtë Kosovës. Një grua n...
-
Selfia e fundit para tragjedisë: Çifti i mjekëve dhe 3 fëmijët e tyre humbën jetën në rrëzimin e avionit në Indi
Avioni i rrëzuar sot në Indi dhe ku humbën jetën mbi 300 persona, u nis nga A...
-
“Frymëzim/ndryshim”, Edona Llalloshi pozon e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut
Këngëtarja e mirënjohur dhe njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona L...
-
Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për një rast tragjik që ka n...
-
Kamberi: Çlirimi i Kosovës ishte shpëtim i popullit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se çliri...
-
Vendoset pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria Bukoshi
Në nderim të 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Gjermani është zbuluar nj...
-
Temperaturat rriten, QKUK mbetet pa klimatizim – Dështojnë ofertat për servisimin e pajisjeve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka dështuar në realizimin e një te...