Lajme

Pal Lekaj në Greqi me ftesë zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 16 December 2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj do të udhëtoj nesër për në Greqi.

Kështu ka bërë të ditur Ministria të cilën ai e drejton ku thuhet se këtë vizitë Ministri Lekaj e bën me ftesë të homologut të tij grek, Christos Spritzis, shkruan Gazeta inFokus.

“Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Republikës Helene, Lekaj do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të këtij shteti, me të cilët do të diskutojë bashkëpunimin e deri tanishëm Kosovë – Greqi” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

-Advertisement-

Po ashtu Ministri Lekaj gjatë këtyre takimeve pritet që të diskutoj më shumë për mundësitë që Kosova dhe Greqia të bashkëpunojnë më shumë në fusha të ndryshme. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera