Pal Lekaj mungon në seancë, shtyhet gjykimi për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 29 March 2023
Për shkak të mungesës së të akuzuarit Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dështuar seanca e paraparë për të mërkurën, në rastin ku i njëjti akuzohet se në nëntor të 2015-ës, në cilësinë e deputetit, ka hedhur gaz lotsjellës në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Ndaj tij, do të lëshohet urdhëresë për verifikim adrese, më saktësisht plotësim të adresës.
Lidhur me mungesën e të akuzuarit Lekaj, gjykatësja Edita Çanta tha se pas verifikimit të adresës nga ana e zyrtarëve policor, ka rezultuar palë e panjohur, raporton “Betimi Për Drejtësi”.
“Për të pandehurin Pal Lekaj nga stacioni policor në Gjakovë sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata, të njëjtit iu është dërguar ftesa në adresën siç është cekur në urdhëresë, mirëpo nga fletëkthesa rezulton që pala është e panjohur”, tha gjykatësja Çanta.
Po ashtu, në seancën e së mërkurës mungoi edhe mbrojtësi i të akuzuarit Lekaj, avokati Arianit Koci, për të cilën gjykatësja Çanta tha se i njëjti përmes një parashtrese ka njoftuar gjykatën që është në udhëtim jashtë vendit dhe ka bërë kërkesë për shtyrje të seancës.
Gjykatësja Çanta shtoi se kësaj parashtrese i është bashkëngjitur si provë bileta e udhëtimit.
Meqenëse nuk kishte kushte për mbajtjen e gjykimit, seanca e radhës është caktuar për 18 maj 2023.
Gjykatësja Çanta njoftoi se për seancën e radhës, gjykata sërish do të lëshojë urdhëresë për verifikim adrese, më saktësisht plotësim të adresës që e posedon gjykata, e cila është lënë për të akuzuarin Pal Lekaj.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 1 qershor 2017 ka ngritur aktakuzë kundër Pal Lekajt, të cilin e ngarkon me veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri më 30 nëntor 2015, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës me qëllim të pengimit të punës së deputetëve, ka përdorur armën-gazin lotsjellës.
Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, për disa minuta është ndërprerë puna në Kuvend për shkak të kontaminimit të ambientit dhe se deputetët e të pranishmit e tjerë janë detyruar të largohen nga holli dhe salla e Kuvendit.
Me këtë, Lekaj po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, par.2 të Kodit Penal, ku kryerësi dënohet me gjobë deri në 10 mijë euro dhe me burgim prej një deri në 10 vjet.
Të tjera
-
Policia jep detaje për plagosjen me ạrmë zjạrri në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen Dragodan ...
-
Ky është personi që u plạgos sonte në Dragodan
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Pris...
-
Plagoset me ạrmë zjạrri një person në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Pris...
-
Aksident trafiku në Vranjevc të Prishtinës
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në lagjen Vranjevc, e njohur ndryshe ed...
-
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në Cetinje
Disa qindra malazezë kanë protestuar të premten pranë ndërtesës së Qeverisë s...
-
Pahor i bie pishman për ta pasuar Lajçakun, tregon arsyet
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor nuk ka aplikuar për pozitën e të dë...
-
Paqartësi rreth biletës ditore, deklarohen nga Trafiku Urban
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ditën e enjte njoftoi se qytetarët e kry...
-
Vdẹs kamermani i njohur kosovar, Fatmir Bajrami
Ka vdekur në moshën 75-vjeçare ish-kameramani i RTP-së, kameramani i luftës n...
-
Krasniqi: Mërgata e gatshme të kontribuoj për fitoren e LDK-së
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, sot gjatë dit...
-
Dy të lënduar nga një aksident në Klinë, njëri nga ta po trajtohet në QKUK
Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në rrugë...
-
Mbërrin në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua para një viti në Serbi
Ka mbërritur në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Da...
-
Për dy ditë 144 aksidente, shoferëve u bëhet thirrje për kujdes
Dy ditët e para, në komunikacionin rrugor, nuk rezultuan të mbara. Për 48 or...