Pal Lekaj: Mosndërtimi i Autostradës së Dukagjinit, gabim fatal nga Qeveria Kurti
Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 12 May 2021
Qeveria e Kosovës të premten miratoi programin e saj 2021-2025. Programi prej 57 faqe është i organizuar në 18 fusha të qeverisjes, ndërsa identifikon dy prioritetet afatshkurtëra, menaxhimin pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike, si dhe dy prioritetet afatmesme, luftën kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike.
Ajo që vërehet është se Qeveria Kurti nuk do të jetësojë planin e ish-kryeministri Ramush Haradinaj për ndërtimin e një Autostrade në zonën e Dukagjinit.
Nëse jetësohet plani i paraqitur, ajo autostradë nuk do të mund të ndërtohet në një periudhë të afërt, për shkak se të zotimet e qeverisë është paraparë vetëm zgjerimi i rrugës nacionale Istogu –Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren. projekt ky që do të marrë disa miliona euro nga korniza afatmesme buxhetore.
Partia e cila ka dashur ta jetësojë Autostradën e Dukagjinit, AAK-ja e Haradinajt e quan gabim të madh mos ndërtimin e kësaj autostrade, për çka thonë se do ta pësojnë jashtëzakonisht shumë qytetarët.
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë për Reporteri.net se ndërtimi i kësaj autostrade ishte alternativa e vetme për zhvillimin e këtij rajoni.
“Nga përspektivz ime ky është një gabim fatal, posojat të cilajt do t’i vuajnë banoret e Dukagjinit. Rajoni i vetëm në Kosovë që nuk ka lidhje me korridoret ndërkombëtare përmes rrugëve të shpejta është ky rajon. Dhe Autostrada e Dukagjinit është alternativa e vetme për zhvillimin e këti rajoni, nga Istogu në veri deri në malet e Sharrit në jug, qytetarët duhet t’i bëjnë për diku 90 kilometra rreth dy orë rrugë, dhe shkurtimi i kësaj kohe të humbur arrihet vetëm përmes autostradës që do rriste mundësit për investime dhe turizëm”, ka thënë Lekaj.
Për ish-ministrin Lekaj vetëm zgjerimi i rrugëve të asaj ane nuk sjell ndonjë dobi.
“Alternativa për zgjerim të rrugëve është e pakakuluar e paanalizuar dhe më shumë është një hedhje hiri syve qytetarëve të Dukagjinit”, thotë Lekaj.
Ai shton se për zgjerimin e rrugëve duhet ndodhin edhe shpronësime të cilat kushtojnë jo pak.
“Zgjerimi i rrugës kërkon shpronësime më të kushtueshme dhe rruga kalon përmes zonave bujqësore e të dërgon përmes qendrave të qyteteve dhe nuk arrihet objektivi për një udhëtim të shpejtë dhe të sigurtë”, ka thënë Lekaj.
Deputeti i AAK-së thonë se partia e tij do ta ngritë zërin në Kuvend për stopimin e projektit të Autostradës së Dukagjinit.
Kujtojmë se Qeveria Kurti me të ardhur në pushtet e ka gjetur në tavolinë hartimin e projektit për Autostradën e Dukagjinit, për realizimin e këtij projekti janë shpenzuar mbi 1 milion euro.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...