Lajme

Pal Lekaj: Mimozë kokoriz sa të duash

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 04 March 2019

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit , Pal Lekaj, e ka krahasuar deputeten  e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila me një pulë.

Ai përmes një postimi në Facebook i ka thënë ” Kokoriz sa të duash”, shkruan gazeta inFokus.

“Më vije keq Mimozë!

-Advertisement-

Kokoriz sa të duash, koha ime është shumë e çmuar për ta humbur me ty!”, ka shkruar Lekaj.

Këto komente Lekaj i bëri pas një fjalimi të deputetës Kusari-Lila në Kuvendin komunal të Gjakovës, gjatë mbledhjes për çështjen e shpronësimit të Kullës së Sylejman Vokshit.

Ajo me tone të ashpra foli para të pranishmëve duke i akuzuar për qeverisje jo të mirë.

Për  shkak të tonit të nervozizmit anëtarët e pranishëm kërkonin nga sigurimi që ta nxjerrin jashtë.

Me moton “Mos e prek kullën”, shoqëria civile bëri thirrje që të mos ketë ndërtesa shumëkatëshe në afërsi të Kullës e cila është një pasuri historike e zonës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera