Lajme

Pal Lekaj: Lajm i mirë për komunat, zhbllokohen mjetet vetanake

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 08 June 2023

I ipet drita jeshile ndryshim plotësimit të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2023 me ç’rast i hapet rruga zhbllokimit të mjeteve vetanake të pashpenzuara të komunave.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj.

“Sot Komisioni për Buxhet i dha dritën jeshile ndryshim plotësimit të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, që i hap rrugë zhbllokimit të mjeteve vetanake të pashpenzuara të komunave nga vitet paraprake që kapin vlerën e 37.5 milionë eurove”, ka thënë Lekaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Urime komunave të Kosovës kthimi i mjeteve buxhetore nga Qeveria

Pas kërkesave dhe presionit politik të partive opozitare përballë Qeverisë, sot Komisioni për Buxhet i dha dritën jeshile ndryshim plotësimit të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, që i hap rrugë zhbllokimit të mjeteve vetanake të pashpenzuara të komunave nga vitet paraprake që kapin vlerën e 37.5 milionë eurove.

Tani e tutje qindra projekte nëpër Komuna do të ndikojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve!

Sot, Kuvendi i Kosovës me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka miratuar Ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjin paraprak me anë të së cilit parashihet zhbllokimi i të hyrave vetanake për komunat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera