Lajme

Pal Lekaj ia heq thonjëzat Thaçit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 11 May 2017

Ish- shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka ndryshuar mendim për Hashim Thaçin.

Deri pas takimit konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve, Thaçi për të ka qenë president në thonjëza.

Pra, s’ka qenë fare president, shkruan AktivPress

-Advertisement-

“Përmbushja e detyrimit nga ne dhe ju do të ndodhë atëherë kur përfundimisht këtë qeveri dhe koalicionin e deri sotëm, gati, gati autoritar, ta dërgojmë në opozitë. Kjo arrihet në ditën e zgjedhjeve që tanimë pritet të dekretohet data e tyre nga ‘presidenti’ i vendit”, ka shkruar Lekaj një ditë më herët.

Thonjzat,  fjalës president i ka hequr pas takimit me Thaçin.

“Sot është mbajtë takimi konsultativ i spektrit politik me Presidentin për tu caktuar data e zgjedhjeve të parakohëshme, pas shkarkimit të Qeverisë së Kosovës nga Parlamenti. Data kur do të mbahen këto zgjedhje është 11 qershor 2017”, ka shkruar së fundmi Lekaj.

Opozita deri më sot nuk e ka njohur Thaçin si president.

Tash është LDK-ja, ajo që nuk ia njeh autoritetin./AktivPress

Me thonjëza

 

Pa thonjëza

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera