Lajme

Pal Lekaj – Edi Ramës: “Kazani nuk mund të jetë ndryshe”

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 16 January 2020

Pas padisë që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri karshi atij të Kosovës Ramush Haradinajt, kanë shpërthyer reagimet.

Shumë qytetarë por edhe zyrtarë po e akuzojnë Ramën për këtë veprim, shkruan gazeta inFokus.

Madje, padinë që Rama e bëri ndaj Haradinajt, u bë pikërisht në përvjetorin e masakrës së Reçakut.

-Advertisement-

Pal Lekaj, anëtar i partisë së Ramush Haradinajt dhe Ministër në detyrë i Infrastrukturës, ka reaguar ashpër ndaj padisë së Ramës për Haradinajn, shkruan gazeta inFokus.

Lekaj thotë që Rama në vend që të padisë mikun e tij Vuçiq, paditi Kryeministrin e Kosovës.

E për këtë e ka përdorur një shprehje të njohur të Ramës, “Kazan”.

“Sot kur ne përkujtojmë Masakrën e Reçakut dhe qindra krime tjera të kryera nga shteti serb, Edi Rama në vend që të padisë mikun e tij Vuçiq, ai paditi Kryeministrin e Kosovës, vëllaun e heronjëve Shkelzen e Luan Haradinaj. Kazani nuk mund të jetë ndryshe!”, ka shkruar Lekaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera