Lajme

Pal Lekaj del të pastroj borën

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 11 January 2019

Kosova është kapluar nga temperaturat e ulëta. Janari ka zbardhur vendin gjithandej.

Reshtjet e mëdha të borës kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi i automjeteve,shkruan gazeta inFokus.

Qytetarët ankoheshin për mos pastrimin e rrugëve.

-Advertisement-

Por Ministria e Infrastrukturës u ka bërë të ditur se rrugët nacionale e rajonale tanimë janë të pastruara.

Besnik Avdijaj, nga kabineti i ministrit, ka shpërndarë disa fotografi ku shihet ministri Pal Lekaj në terren së bashku më kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Ministri Pal Lekaj, me anëtarët e Kabinetit të tij, është vazhdimisht në terren, duke inspektuar pastrimin e rrugëve që janë në përgjegjësi të MIT.Të gjitha kompanitë e kontraktuara janë në krye të detyrës duke mirëmbajtur rrugët pa asnjë problem” ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera