Lajme

Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 27 January 2023

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj mendon që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në njëfarë forme është pajtuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tij, Kurti është pajtuar pas darkës së vonë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. në Prishtië në fillim të javës.

Lekaj ka folur në emisionin DPT te Fidan Jupolli në T7.

“Z. Kurti nuk duhet të bëjë lojëra të dyfishta. E patë që z. Lajçak, pas darkës, tha se jemi pajtuar për marrëveshjet, ku përfshihet Asociacioni. Dhe kemi një deklaratë krejt të kundër të kryeminsitrit”, ka thënë Lekaj.

-Advertisement-

Duke folur për Asociacionin, Lekaj ka deklaruar se SHBA nuk pranon një model që e bënë jofunksionale Kosovën. Ai ka thënë se AAK nuk pranon Asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Nuk mendoj që SHBA e pranon një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e bënë jofunksional shtetin e Kosovës. Ne Aleanca nuk i themi po një asociacioni me kompetenca ekzekutive, pavarësisht nga vie”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se Kurti duhet të jetë i kujdesshëm se çfarë modeli të Asociacionit pranon në Bruksel, por pak minuta më vonë ka thënë se ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se modeli i Asociacionit mbetet i pandryshuar dhe i panegociuar.

“Ose e pranon, ose nuk e pranon”, ka thënë Lekaj.

“Qeveria ka qenë shumë neglizhente në këtë drejtim dhe e ka aktualizu fuqishëm me veprimet Asociacionin. Tani është në tavolinën e negociatave në Bruksel. Z. Kurti duhet të jetë i kujdesshëm që të mos rrëshqas te Asociacioni mono-etnik dhe me kompetenca ekzekutive”, ka shtuar Lekaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera