Lajme

Pakti detar me Greqinë, Presidenca: Nuk na kanë kërkuar plotfuqishmëri për negociatat

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 11 February 2018

Deri tani nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmëri për Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Po ashtu, kërkesë nga qeveria për Plotfuqishmëri nuk i është kërkuar as ish-Presidentit, Bujar Nishani, i cili deri ditën e fundit, kur la zyrën e Presidentit, deklaroi se nuk i ishte paraqitur ndonjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë”. Lajmin e konfirmojë burime nga presidenca për Lapsi.al.

E kundërta ndodh në Greqi, ku vetë ministri i jashtëm deklaron se Shqipëria ka rënë dakord t’i japë 12 milje detare Greqisë, ndërsa mediat greke raportojnë edhe detaje nga marrëveshja.

“Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar.” ka thënë ish-Presidenti Nishani.

-Advertisement-

Sipas ish-presidentit, “me një arrogancë ekstreme Qeveria Shqiptare mban sekret marrëveshjen dhe nuk bën me dije asnjë informacion nga kjo marrveshje e negociuar dhe përfunduar sipas Minisrit të Jashtëm të Greqisë para pak kohësh dhe medias greke sot. Së pari, nuk ka të deklaruar nëse Qeveria Shqiptare ka marrë “Autorizimin e Plotfuqishmërisë” nga Presidenti i Republikës?

Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera