Lajme

Pakoja me ndihma nga Turqia përmban dorëza, maska dhe teste të Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 08 April 2020

Shteti i Turqisë sot i ka dhuruar Kosovës një pako me ndihma në kuadër të ballafaqimit me pandeminë Covid-19.

Këto ndihma për t’i pritur në aeroportin “Adem Jashari” dolën Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ai i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, Këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj dhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Sakar në konferencën për media tregoi se çfarë përmban kjo pako e dërguar nga Turqia.

-Advertisement-

“Këto ditë na kujtuan se sa është e rëndësishme të qëndrojmë pranë miqve tanë. Sot jo vetëm Kosovës por ndihma kemi dërguar edhe në vendet e rajonit”.

“Siç e dini në Turqi ka filluar nisma e presidentit “ Ne i mjaftojmë njëri-tjetrit Turqi”. Kështu në Kosovë në mesin e këtyre ndihmave ka dorëza, masaka dhe teste që mundësojnë verifikimin e kësaj sëmundje”, ka thënë Sakar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera