Lajme

Pakoja e çajit të zi arrin çmimin rekord në Kosovë, prej 8 euro shkon në 10 euro e 6 cent

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 17 October 2022

Një javë më parë, çmimi i pakos me 800 gram i çajit të zi (çaj rusi) kushtonte 7.99 euro. Por java ka nisur me një ngritje të ndjeshme të çmimit të këtij produkti.

10 euro e 06 cent kushton pako me 800 gram çaj në marketet kosovare.

Çmimet e produkteve bazike janë publikuar në faqen e Agjensisë së Statistikave të Kosovës.

-Advertisement-

Aktualisht, nkilogram patate kushton 0.69 euro, një kilogram fasule 3.28 euro, 1.50 euro kilogrami i spinaqit, çaji 8.76 euro, ajka 1.48 euro, djathi 6.01 euro, kafeja 6.54 euro e mishi i zogut 7.22 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera