Lajme

Pakohen gjobat ndaj shkelësve të masave anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 23 September 2021

Gjatë ditës së mërkurë ka rënë numri i gjobave të shqiptuara nga policët ndaj atyre nuk i respektojnë masat anti-Covid, shkruan Gazeta Infokus.

Saktësisht 932 tiketa janë shqiptuar për mosrespektimin e masave që parasheh parandalimin dhe luftimin e Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 1415 tiketa trafiku, kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar dhe 29 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.

-Advertisement-

Ndërsa 18 persona janë arrestuar, 14 janë në ndalim policor dhe 4 të tjerë janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera