Paketë kolosale ndihme e BE: 18 miliardë euro për Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 03 February 2023
Për herë të parë Bashkimi Europian, mbajti një samit në një vend lufte. Sirenat e alarmit, që kumbuan dy herë, u kujdesën që t’ia rikujtonin këtë. Liderët e BE-së u mblodhën në Kiev për të diskutuar me zyrtarët atje lidhur me procesin e anëtarësimit të Ukrainës.
Pas dhënies së statusit të vendit kandidat, presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi që negociatat e pranimit të nisin brenda këtij viti. Megjithatë, shpresa për një rrugë të shkurtër anëtarësimi, u shua shpejt, pavarësisht vlerësimeve të mëdha për zbatimin e reformave në këtë periudhë lufte.
“Nuk ka një afat kohor të caktuar, por ka synime dhe reforma që duhen përmbushur. Për shembull, duhet përmirësuar situate në një vend kandidat dhe më pas duhet të nisin negociatat e anëtarësimit dhe në fund të ndodhë aderimi”, tha Ursula, presidente e Komisionit Europian.
“E ardhmja e Ukrainës është brenda Bashkimit Europian. Ukrainasit dhe ju keni bërë një zgjedhje të qartë për liri, demokraci dhe sundim të ligjit”, tha Charles Michel, presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian.
Në diskutim edhe paketa e dhjetë e sanksioneve të BE-së, si dhe dobësimi i Rusisë, jo vetëm në rrafshin ekonomik.
“Paketa e 10 e sanksioneve është rrugës. Do ta kemi përpara 24 shkurtit dhe ka një volum rreth 10 miliardë euro”, tha Von der Leyen.
“Jemi shumë të interesuar të sigurohemi që Rusia të mos ketë asnjë shans që të rigjenerojë kapacitetet e saj ushtarake. Sanksionet e kanë ngadalësuar këtë proces. Prandaj është e rëndësishme që të garantojmë se ata nuk do të gjejnë mënyra për të anashkaluar sanksionet, gjë të cilën e bëjnë falë vendeve të tjera”, u shpreh Zelensky. Liderët europianë premtuan që ndihma financiare për Ukrainën gjatë vitit 2023 do të jetë 18 miliardë euro. Ndërkohë, Gjermania aprovoi dhe dërgimin e 88 tankeve “Leopard 1” për në Kiev, pasi pranoi dhe furnizimin me “Leopard 2”.
Të tjera
-
‘Vr*asje me qëllim hakmarrje’, ky është i dyshuari që e goditi për vd*ekje një person në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...
-
Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq
Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurë...
-
Ky është personi që u godit nga vetura në Pejë
Ka ndërruar jetë, personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në...
-
E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë
Një person ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve ...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e k vlerësuar produktiv taki...
-
Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve
Deri në orën 18:00, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriu...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, ...
-
Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, NATO mbështet dialogun e BE-së
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adres...
-
Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat
Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dar...
-
Osmani falënderon Finlandën për mbështetje të anëtarësimit në KiE
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim dep...
-
O’Brien i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...