Pakënaqësia e degëve të LDK-së në Prishtinë, që nuk u ftuan në prezantimin e Abrashit
Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 27 August 2017
Degët e LDK-së në Prishtinë janë shprehur të pakënaqura me vendimin e kryesisë së LDK-së për të zgjedhur në mënyrë “të fshehur” kandidatin për kryetar të kryeqytetit, duke mos marr parasysh për herë të parë vullnetin e degëve për këtë çështje.
Në përgjithësi në 5 degët e LDK-së në Prishtinë, disponimi ka qenë të kandidohet Ismet Beqiri ose Vjosa Osmani, por kryesia ndërroi mënyrën e zgjedhjes se kandidatit duke vendosur përfundimisht për Arban Abrashin.
Ata kanë shprehur pakënaqësi që nuk janë ftuar të marrin pjesë në prezantimin e Abrashit për kryetar të Prishtinës.
Kryetari i Degës së IV, Halim Muçolli thotë se nuk e di pse nuk u ftuan të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Abrashit si kandidat i LDK-së për Kryetar të qytetit më të rëndësishëm në Kosovë.
“Vetëm nga mediat kemi marrë informacione. Asnjëri prej Kryetarëve të Degëve nuk ka marrë pjesë”, ka thënë Muçolli, dega e të cilit pati propozuar Vjosa Osmanin për Shefe të Prishtinës.
Ndërkohë, Halim Muçolli thotë se e kanë obligim të përkrahin kandidaturën e Abrashit pavarësisht veprimeve të Kryesisë së LDK-së.
“Sigurisht se ne do ta përkrahim kandidaturën e Abrashit. Por, duhet të mblidhemi dhe të hartojmë një strategji për fitore”, ka shtuar ai.
Arban Abrashi, ish-Ministër dhe tash deputet, ka hyrë në garë për t’u bërë Shef i Prishtinës në një garë ku ballafaqohet me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes, Arbër Vllahiun e AAK-së, Lirak Çelajn e PDK-së e Selim Pacollin e AKR-së.
Prishtina prej pasluftës deri më 2013 ishte udhëhequr prej LDK-së. Fillimisht, Kryetar ishte Ismet Beqiri deri më 2007, pastaj Isa Mustafa deri më 2013, kur edhe humbi përballë Vetëvendosjes.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...