Sport

Pakënaqësi rreth logos së re të FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 16 June 2018

Gjatë ditës së sotme Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), përmes një konference ka publikuar logon e re të Federatës, si dhe fanellat e reja të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Përveç prezantimit të fanellave të reja dhe risive në to, u bë e ditur se sponsori i ri do të jetë kompania zvicerane e veshmbathjeve “14fourteen”.

Megjithatë, lidhur me logon e re të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), jo të gjithë ishin të kënaqur me dizajnin e saj.

Në një votim që është hedhur në Twitter nga faqja “Kosovan Football”, deri më tani ka rezultuar se plotë 70% e atyre që kanë votuar, nuk e pëlqejnë logon e re të FFK-së, kurse pjesa tjetër, 30 % po, e votimi është duke vazhduar ende.

-Advertisement-

Në komentet e shumta që u dhanë për logon e re të FFK-së, që ishin kryesisht negative, ajo po cilësohet si e punuar shumë keq dhe e cila nuk përfaqëson vlerat e Kosovës apo futbollit kosovar.

Më poshtë mund t’i shikoni disa prej dizajnove tjera të propozuara për logon e FFK-së, të cilat nuk e fituan konkursin dhe u refuzuan.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera