Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj – nuk e përjashton mundësinë e grevës
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 28 March 2024
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka shprehur sërish pakënaqësi me Ligjin e pagave, ndërsa kanë paralajmëruar protestë më 1 maj, në Ditën e Punëtorëve.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se nëse nuk ka ndonjë veprim konkret nga pushteti aktual atëherë do të ketë veprime tjera sindikale, deri edhe në grevë.
Jasharaj tha se çdo kërkesë të shumicës së anëtarësisë të SBASHK-ut do ta zbatojnë, qoftë protesta të vazhdueshme e grevë.
“Kemi takime të vazhdueshme javore dhe mujore me kryetarët e nivelit komunal si dhe të universiteteve, sepse ata janë përfaqësues të gjithë anëtarësisë sonë që nga çerdhet deri në universitet. Nga ajo që u bisedua në këtë mbledhje online mora obligim që t’i drejtohem opinionit dhe t’ua bëj me dije shoqërisë civile dhe popullit që gjërat nuk janë mirë dhe kam shprehur publikisht frikë se do të na kthehet viti 2022.
Më 1 maj që është dhe ‘Dita e Punëtorëve’, ne do ta bëjmë një protestë e cila do të jetë më modeste për nga numri. Në bazë të shifrave që i kemi do të jenë rreth 800 pjesëmarrës në këtë protestë.
Ju bëjmë thirrje edhe të sindikatave tjera që të jenë pjesë e kësaj proteste. Të shohim 1 Majin se si do të na shkojë, por ajo që e them publikisht dhe me plotë përgjegjësi çdo kërkesë e shumicës së anëtarësisë së SBASHK-ut, për mua do të jetë obligim. Dhe cilindo veprim që ata e propozojnë do t’i jem në ballë të atij vendimi. Qoftë me protesta të vazhdueshme, apo larg qoftë edhe me greva”, tha Jasharaj.
Ai tha se sistemi arsimor në Kosovë, në veçanti ai parauniversitar është duke funksionuar në kushte pune që nuk ngjasojnë me kërkesat e shekullit XXI.
I pari i SBASHK-ut tutje tha se në Kosovë ka më shumë objekte shkollore se sa nxënës.
“Ka shumë objekte shkollore, madje më shumë se sa na duhen sepse fatkeqësisht numri i nxënësve sa vjen e bie, por nga brenda janë të zbrazëta. Zonja Nagavci na e bëri një sihariq të keq këtë vit duke mos lejuar sikur vitet tjera që tekstet të shpërndahen me kohë nëpër komuna, kanë sjellë një vendim të gabuar e duke thënë se tekstet duhet të blihen nëpër librari me gjasën që parat do të rimbursohen. Fillimi i mësimit ka nisur me probleme deri sa nxënësit u furnizuan me tekste. Uroj që Nagavci këtë problem mos ta përsëris më”, ka thënë Jasharaj.
Ai tha se arsimi në Kosovë në këtë vit është në gjendje të keqe, pasi siç tha ai mësuesit nuk janë duke u përkrahur.
Gjithashtu, kryetari i SBASHK-ut tha se nuk kanë nevojë për nënçmime për figurën e mësuesit.
“Në vend që t’i shërbejmë të gjithë ngritjes së sistemit të cilësisë në arsim, aty këtu – kur ne përmendim greva, dalin njerëzit e pushtetit dhe thonë se mësimdhënësit e Kosovës duhet dërguar në test për njohuritë e tyre. Këtë ne e kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojnë sa të ketë SBASHK. Shteti e ka obligim që t’i motivojë mësimdhënësit e jo t’i fyejë”, u shpreh ai.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...