Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj – nuk e përjashton mundësinë e grevës
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 28 March 2024
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka shprehur sërish pakënaqësi me Ligjin e pagave, ndërsa kanë paralajmëruar protestë më 1 maj, në Ditën e Punëtorëve.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se nëse nuk ka ndonjë veprim konkret nga pushteti aktual atëherë do të ketë veprime tjera sindikale, deri edhe në grevë.
Jasharaj tha se çdo kërkesë të shumicës së anëtarësisë të SBASHK-ut do ta zbatojnë, qoftë protesta të vazhdueshme e grevë.
“Kemi takime të vazhdueshme javore dhe mujore me kryetarët e nivelit komunal si dhe të universiteteve, sepse ata janë përfaqësues të gjithë anëtarësisë sonë që nga çerdhet deri në universitet. Nga ajo që u bisedua në këtë mbledhje online mora obligim që t’i drejtohem opinionit dhe t’ua bëj me dije shoqërisë civile dhe popullit që gjërat nuk janë mirë dhe kam shprehur publikisht frikë se do të na kthehet viti 2022.
Më 1 maj që është dhe ‘Dita e Punëtorëve’, ne do ta bëjmë një protestë e cila do të jetë më modeste për nga numri. Në bazë të shifrave që i kemi do të jenë rreth 800 pjesëmarrës në këtë protestë.
Ju bëjmë thirrje edhe të sindikatave tjera që të jenë pjesë e kësaj proteste. Të shohim 1 Majin se si do të na shkojë, por ajo që e them publikisht dhe me plotë përgjegjësi çdo kërkesë e shumicës së anëtarësisë së SBASHK-ut, për mua do të jetë obligim. Dhe cilindo veprim që ata e propozojnë do t’i jem në ballë të atij vendimi. Qoftë me protesta të vazhdueshme, apo larg qoftë edhe me greva”, tha Jasharaj.
Ai tha se sistemi arsimor në Kosovë, në veçanti ai parauniversitar është duke funksionuar në kushte pune që nuk ngjasojnë me kërkesat e shekullit XXI.
I pari i SBASHK-ut tutje tha se në Kosovë ka më shumë objekte shkollore se sa nxënës.
“Ka shumë objekte shkollore, madje më shumë se sa na duhen sepse fatkeqësisht numri i nxënësve sa vjen e bie, por nga brenda janë të zbrazëta. Zonja Nagavci na e bëri një sihariq të keq këtë vit duke mos lejuar sikur vitet tjera që tekstet të shpërndahen me kohë nëpër komuna, kanë sjellë një vendim të gabuar e duke thënë se tekstet duhet të blihen nëpër librari me gjasën që parat do të rimbursohen. Fillimi i mësimit ka nisur me probleme deri sa nxënësit u furnizuan me tekste. Uroj që Nagavci këtë problem mos ta përsëris më”, ka thënë Jasharaj.
Ai tha se arsimi në Kosovë në këtë vit është në gjendje të keqe, pasi siç tha ai mësuesit nuk janë duke u përkrahur.
Gjithashtu, kryetari i SBASHK-ut tha se nuk kanë nevojë për nënçmime për figurën e mësuesit.
“Në vend që t’i shërbejmë të gjithë ngritjes së sistemit të cilësisë në arsim, aty këtu – kur ne përmendim greva, dalin njerëzit e pushtetit dhe thonë se mësimdhënësit e Kosovës duhet dërguar në test për njohuritë e tyre. Këtë ne e kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojnë sa të ketë SBASHK. Shteti e ka obligim që t’i motivojë mësimdhënësit e jo t’i fyejë”, u shpreh ai.
Të tjera
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka lëshuar një njoftim të rëndës...
-
Jeta Rafuna: Jemi të gjithë bashkë për fitoren e 9-të shkurtit, e vendit të ia kthejmë shpresën me Kryeministrin Lumir Abdixhiku
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Memli Krasniqi: Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur n...
-
Biden bëhet për herë të parë stërgjysh
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, të mërkurën e mori edhe një titull tjetër të...
-
Skena apokaliptike nga Los Angeles: Shihni pasojat e deritanishme të zjạrreve
Zjarret rrethuan Los Anxhelosin këtë të enjte dhe ndërsa situata doli jas...
-
Kriptovalutat: Cilat janë parashikimet e ekspertëve për vitin 2025?
Të gjithë presin të kuptojnë se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm në tregun...
-
Haradinaj fton diasporën të votojë: Numri fitues është 137
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
“Pranvera e hershme” – Ambasadori gjerman në Kosovë shijon Prizrenin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të enjten e kaloi në qytetin e...
-
Ramadani-Maqedoncit: Publikoje letrën që ia keni dërguar KFOR-it
Ish-kryeinspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bu...
-
Maqedonci e konfirmon letrën, Qeveria Kurti e respekton zotimin për mosdërgimin e FSK-së në Veri pa koordinim
Gjatë ditës së djeshme u raportua se Qeveria e Kosovës ia kishte dërguar KFOR...
-
Ndodh edhe kjo në KEK, Albin Kurti “punëson” një grua për një nga pozitat më të rënda fizike e ku rrezikohet edhe jeta
Si asnjëherë më parë në prag të zgjedhjeve nacionale një numër i madh persona...
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhë...