Lajme

Pak para nisjes së protestës, Vetëvendosje paralajmëron një aktivitet

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 16 June 2022

Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë një aktivitet, derisa në sheshin kryesor të Prishtinës janë grumbulluar shumë veteranë për të kundërshtuar një vendim të deputetëve të kësaj partie.

Para dy dite, deputetët e mazhorancës kanë miratuar projektligjin për pagën minimale, i cili nuk përfshinë veteranët, përkundër që këta të fundit bënë thirrje që të mos votohet.

Për të folur për pushtet lokal, Vetëvendosje sot do të organizojë një tryeze.

-Advertisement-

“Sot, prej orës 17:30, në kuadër të Javës së Lëvizjes kemi organizuar Tryezë – “Pushteti lokal si shërbim i gjithanshëm për qytetarët”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Ndërkaq, veteranët kanë dhënë edhe paralajmërime se protesta mund të eskalojë. Pak para se të nisë kjo protestë, janë parë veteranë që kanë ardhur me autobusë nga anë të ndryshme të Kosovës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera