Lajme

Pak orë nga fillimi i votimit, kandidatja për deputete e LSI kapet duke shpërndarë para në këmbim të votës

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 24 April 2021

Ndërsa na ndajnë dhe pak orë nga hapja e votimit, kandidatja për deputete e LSI në Elbasan Mimoza Trimi është kapur në flagrancë pasi dyshohet se po shpërndante para në këmbim të votës.

Burime nga policia për Report Tv bën me dije se Trimi është shoqëruar në ambientet e policisë ndërsa makina e saj është sekuestruar. Ngjarja është regjistruar në qytetin e Elbasanit, në lagjen “5 maji”, në zonën e Rrapishtës. Trimi renditet e 7 në listën e kandidatëve të LSI në këtë qark.

Por vetë Trimi ka reaguar në rrjete sociale dhe thotë se lajmi është i pavërtetë.

-Advertisement-

“Përgënjeshtroj absolutisht kete lajm te pavërtetë! Do te merren organet kompetente për këtë Shpifje dhe unë që sonte do bëj denoncim dhe jam gati të përballem me këdo që ka nxjerrë këtë lajm te pavërtete! Te nxjerri faktet kushdo që pretendon që unë Mimoza Trimi kam bërë këtë veprim!Dua video fakte sepse nuk lejoj askënd të më prishë imazhin sepse ndjejnë humbjen”, shkruan kandidatja.

Trimi nuk është e vetmja kandidate në rradhët e LSI që është përpjekur të blejë vota. Më parë është publikuar video skandali ku shihej kandidati për deputet Etion Jaku duke i dhënë 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedonte edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, edhe pse ai e ka mohuar një gjë të tillë duke e quajtur montazh dhe se do të ndjekë çështjen në mënyrë ligjore, por pas 25 prillit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera