Lajme

Pak muaj pas asfaltimit shembet asfalti në rrethin e Malishevës

Autori: Islam Morina 10:54 | 10 September 2022

Nuk ka shumë kohë prej se është asfaltuar dhe meremetuar rrethrrotullimi në Malishevë, por një pjesa e shaktës që mbledhë ujërat atmosferikë në këtë rreth është shembur, shkruan Gazeta infokus.

Sipas lexuesit që ka dërguar fotografinë, kjo shkatë është shembur fare pak kohë pas asfaltimit dhe po rrezikon ngasësit që hyjnë e dalin në këtë rrethrrotullim.

Një nga shkaktarët e shumtë sipas ekspertëve të trafikut rrugor që qojnë në aksidente është edhe ky i gropave në rrugë, ku ngasësit duke tentuar t’u ikin atyre shkaktojnë aksidente./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera