Lajme

Pak gjasa për dënimin e Trumpit, shumica e republikanëve e përkrahin në Senat

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 27 January 2021

Shpresat e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për ta shmangur dënimin nga Senati morën shtysë të martën, kur 45 republikanë u bënë bashkë për t’i hedhur poshtë hetimet para se ato të fillojnë.

Sidoqoftë, votat e tyre nuk ishin të mjaftueshme për ta anuluar procesin, sepse 55 senatorë të tjerë votuan për vazhdimin e hetimeve. Pavarësisht numrit më të madh të votave, kjo gjendje tregon që Demokratët do ta kenë të vështirë sigurimin e 67 votave të nevojshme për dënimin e Trumpit.

Më herët, Dhoma e Përfaqësuesve, që është dhomë e ulët e Kongresit, i miratoi hetimet kundër Trumpit me akuzën për nxitje të kryengritjes. Këto hetime u miratuan pas përleshjes së dhunshme të përkrahësve të Trumpit me policinë në ndërtesën e Capitol-it në fillim të janarit, ku mbetën të vdekur pesë persona.

-Advertisement-

Legjitimitetin e hetimeve kundër Trumpit e vuri në pikëpyetje senatori Rand Paul, duke thënë se Trumpi nuk është më president dhe për këtë arsye, sipas tij, zhvillimi i procedurave hetuese në Senat e shkel kushtetutën.

Kur thirrja e republikanëve për ndërprerjen e hetimeve u hodh në votim, 55 senatorë votuan kundër, ndërsa 45 të tjerë e përkrahën atë, duke bërë që procesi të vazhdojë por gjithashtu edhe duke dhënë shenjë për fuqinë e përkrahjes që ka Trumpi në mesin e Republikanëve në Senat, shkruan The Guardian.

Ndryshe, Trumpi është presidenti i parë amerikan që hetohet dy herë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe i pari që përballet me hetime pas largimit nga pushteti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera