Rozë

Pak ditë pas fejesës, ja çka thotë Mimoza për Seldin

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 27 October 2017

Kishte kohë që filluan thashethemet për një lidhje të mundshme mes dy këngëtarëve, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliut.

Por, çifti nuk e kishin pohuar një gjë të tillë, duke dashur të shijojnë muajt e parë të lidhjes larg medieve dhe vëmendjes publike, shkruan lajmi.net.

Meqenëse, u bënë publike edhe fotografitë e tyre në pushime së bashku, ku Mimoza shihej përkrah Seldit, ata nuk shkoi shumë kohë dhe e konfirmuan lidhjen edhe përmes rrjeteve sociale.

-Advertisement-

Një javë më parë, Mimoza dhe Seldi kishin marrë vendim që dashurinë e tyre ta kurorëzonin me fejesë, në një ceremoni private të organizuar në Zvicër me të ftuar personat më të afërt të çiftit.

Pak ditë pas fejesës, Mimoza publikoi një video bashkë me Seldin, në të cilën që të dy shfaqen elegantë, kurse mbishkrimi që këngëtarja i dedikoi të fejuarit ishte “Dashuria ime e madhe❤️ @seldi__qalliu”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera