Lajme

Pak ditë para 28 nëntorit, Krasniqi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 26 November 2022

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë, pak ditë para 28 nëntorit.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook tregoi se ua uroi atyre festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojnë së bashku në Kosovë.

Në këtë vizitë ishin edhe zyrtari i PDK-së, Bernard Nikaj dhe Bekim Çollaku, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

-Advertisement-

“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen. I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot.#LiriaKaEmër”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera