Lajme

PAK dërgon ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP’së

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 27 January 2021

Partia e Ashkalinjëve të Kosovës ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP), për mos certifikimin e disa kandidatëve të kësaj partie për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.

Sekretari i kësaj partie Qazim Rrahmani ka thënë se janë kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Jemi kundër vendimit që të mos certifikohen katër kandidatë për deputetë, vendim ky i cili bie ndesh me Kushtetutën, mendoj është absurde vendimi për shkak gjobave 20, 30 euro”, tha Rrahmani.

-Advertisement-

Madje ai ka përmendur edhe rastin e ish-deputetit Etem Arifi, ai ka thënë se e njëjta kryetare e KQZ-së Valdete Daka në atë kohë ka vepruar ndryshe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera