Lajme

Pajtohen VV e LDK, mbetet veç zyrtarizmi

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 07 November 2019

Janë parti krejtësisht të ndryshme. Njëra konsiderohet të jetë e majtë, ndërsa tjetra e djathtë.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, pritet të bashkëqeverisë vendin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila u rendit e dyta për nga votat e fituara.

Por, Lëvizja e Albin Kurtit dhe Lidhja e Isa Mustafës duket se nuk e kanë pothuajse asnjë dallim për programin qeveritar.

-Advertisement-

Grupet punuese nga dy partitë sot kanë përmbyllur diskutimet për pjesën programore të marrëveshjes për koalicion qeverisës.

E ish-shefi i deritashëm i deputetëve të LDK’së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se me VV’në janë marrë vesh pothuajse për çdo gjë sa i përket programit qeveritar.

“Sot kemi përmbyllur diskutimet për pjesën programore te marrëveshjes. Jemi dakorduar për reformat kryesore ne ekonomi, punësim, arsim, shëndetësi, rend dhe ligj, mbrojtje dhe siguri kombëtare, energji, miniera, bujqësi, ujera, infrastrukture, kulture, rini, sport, diaspore, çështje sociale”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet.

“Jemi dakorduar edhe per madhësinë dhe strukturën e qeverise dhe për riorganizimin e ndërmarrjeve publike dhe agjencive te pavarura”, ka njoftuar zyrtari i lartë i LDK’së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera