Lajme

Pajisnin bizneset me certifikata false në burg dy inspektorë

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 15 June 2017

Gjykata e Shkodrës, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për dy inspektorë të Inspektoratit Shëndetësor, të cilët dyshohet se, në këmbim të parave, pajisnin bizneset e ndryshme me certifikatën e pastërtisë së ambientit.

Në bazë të hetimeve të deritanishme të Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se inspektorët Dritan Geci dhe Milseva Milla merrnin nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë për t’i pajisur bizneset me certifikata dizifektim-dezinsektim, të cilat, për më tepër, rezultojnë që janë të falsifikuara.

Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, masë e cila është zbatuar nga ana e forcave të Policisë Vendore të qytetit.

-Advertisement-

Nga analiza e akteve dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Dritan Geci, së bashku me shtetasen Milseva Mustafa (Milla), kanë konsumuar elementët e veprës penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shkruan TCH.

Këta shtetas pas kontrolleve të kryera tek subjekte të ndryshëm tregtarë kanë konstatuar se afati i vlefshmërisë së certifikatës së shërbimit për dizifektim-dezinsektim-deratizim kishte mbaruar ose subjektet nuk ishin të pajisur fare me një të tillë. Ndodhur në këto kushte, ata kanë kontaktuar privatisht me subjektet e interesuar dhe iu kanë ofruar atyre një certifikatë shërbimi, e cila rezulton të ketë pezulluar aktivitetin e saj tregtar që në datën 7 Janar 2015.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera