Lajme

Pajaziti:  Vetëvendosje obligim ndaj qytetarëve t’ia shtrij dorën LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 13 June 2017

Analisti politik dhe profesori ,Muhamer Pajaziti, në një prononcim për portalin infokusi.com  duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit ka thënë se koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës dhe Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma-së nuk ka gjasa të formoj qeverinë e re

“Pas shpalljes së rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shihet qartazi që koalicioni PAN nuk ka gjasa ta zgjedh kryeparlamentarin dhe ta formoj qeverinë e re.”

Sipas Pajazitit gjasat që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, të bëhet kryeministër janë minimale

-Advertisement-

“PAN nuk i ka votat as për ta krijuar një qeveri të vogël me 61 vota.  Nëse i shtojmë edhe deklaratat e zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes se nuk janë të gatshëm të qeverisin me Partinë Demokratike të Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit, gjasat janë minimale për një qeveri të drejtuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj”

Ai ka vazhduar duke thënë se Vetëvendosje e ka obligim ndaj qytetarëve të saj të saj të t’ia shtrijnë dorën LDK-së për një qeveri  reformatore.

“Në këtë rrethana, Vetëvendosje ka përgjegjësi që ta formoj qeverinë e re, sepse qytetari ka votuar për ndryshime. Lëvizja Vetëvendosje duhet t’ia shtrijnë dorën Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe partnerëve të saj, qoftë edhe me çmimin e kompromiseve të dhimbshme, por për një qeveri reformatore”

“Nëse nuk formohet qeveria e re alternativa e vetme janë zgjedhjet e parakohshme “ka përfunduar Pajaziti

“Kosova ka një sistem parlamentar, i cili lejon që partitë që kanë shumicën parlamentare ta formojnë qeverinë e re. Çdo interpretim gjyqësor apo politik duhet të jetë në frymën e respektimit të shumicës së re parlamentare. Vonesat në këtë drejtim mund të paraqiten nëse VV dhe koalicioni i LDK-së nuk arrijnë një gjuhë të përbashkët për formimin e qeverisë. Nëse ndodh kjo, alternative e vetme mbeten zgjedhjet e parakohshme parlamentare.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera