Pajaziti: S’do të përdorim dhunë për të rrëzuar Kurtin
Autori: Gazeta inFokus
16:35 | 19 July 2023
Partia Demokratike e Kosovës insiston në mbajtjen e zgjedhje të reja të parakohshme. Në partinë më të madhe opozitare në Kuvend, konsiderojnë se zgjedhjet e reja të përgjithshme janë të domosdoshme për t’i dhënë fund Qeverisë së Kosovës, por theksojnë se s’do të përdorin dhunë për të rrëzuar kryeministrin Albin Kurti.
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti, thotë se çdo ditë që vazhdon Qeveria Kurti është e dëmshme për vendin, pas siç i cilëson ai, diskutimeve me kriminelë serbë, aferave korruptive dhe qasjes me aleatët ndërkombëtarë.
“Muajve të fundit, pas veprimeve të gabuara të kësaj qeverie, sidomos pas skenave që po dalin më medie, jo vetëm kjo me Radojçiq, por edhe aferat e korrupsionit me përmasa regjionale siç ishte ajo me energjinë të ambasadorit (Martin Berishaj), ne tash po mendojmë se kjo qeveri çdo ditë që rri është e dëmshme për këtë vend. Ne mendojmë se zgjedhjet duhet të vijnë sa më shpejtë dhe të mbrojmë qeverisjen në këtë vend. Çdo ditë që rrinë më tepër kjo qeveri është një kosto e madhe për qytetarët e këtij vendi dhe të ardhmen e këtij vendi. Jemi të sigurt se qytetarët janë të vetëdijshëm tash dhe cilido version përveç ndryshimit të kësaj qeverie do të jetë i dëmshëm”, tha Pajaziti.
Megjithatë, Pajaziti e pranon se momentalisht nuk i kanë numrat për të rrëzuar ekzekutivin, por bën thirrje që të shpërndahet Kuvendi ose të jap dorëheqje kryeministri Kurti.
“E para mos pritni se Partia Demokratike si parti shtetformuese dhe institucionaliste me një përvojë të gjatë dhe orientime të qarta politike dhe demokratike, do të tentojë të rrëzojë qeverinë me dhunë. S’kemi versione të tilla. Në anën tjetër ne nuk kemi numrat e mjaftueshme, por ne po i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të krijojmë atë mundësi secilën ditë e më shpejtë. Ne do të dëshironin që vetë zotëri Kurti të pranonte që nuk mund të qeverisë vendin dhe sa më shpejtë të shkojmë në zgjedhje. Ne po kërkojmë nga të gjithë akterët që kanë mundësi të ndihmojnë për të krijuar zgjedhje të parakohshme ta bëjnë këtë”, deklaron ai.
Sipas Pajazitit, Kosova është e bllokuar në rrafshin e brendshëm dhe izoluar në aspektin ndërkombëtar.
“Ne kemi shfaqur shqetësimin tonë për zhvillimet e fundit, bllokimin dhe izolimin e vendit. Një orientim të mbrapshtë të kësaj qeverie sa i përket partneritetit të Kosovës me vendet mike dhe përgjegjësisë që e ka kjo qeveri për bllokimin total të vendit. Së fundmi ju keni pa zhvillime dramatike në vendin tonë, sidomos komunikimin qeveritar, njerëzve kyç të këtij koalicioni me personin që është i ndjekur nga drejtësia si Milan Radoiçiqin dhe koordinimin qe e bëjnë me persona të tillë. Ndërkohë që kanë moralizuar ose kanë terrorizuar skenën politike me moralizime për komunikime me serbët dhe komunitetet pakicë. Kjo situatë normalisht se ka qenë shqetësuese”, thotë Pajaziti.
Ai kritikon kabinetin qeveritar por edhe mazhorancën në Kuvend se po sillet me arrogancë ndaj opozitës.
Pajaziti përmendi, siç thotë ai, dhunën që pushteti po ia bën opozitën, teksa tha se një gjë të tillë nuk e kishte bërë PDK-ja sa ishte në pozitë.
Pajaziti kujton një rast sa ishte shef i grupit parlamentar të PDK-së, kur kishte parandaluar konfrontimin fizik të ish-deputetit të PDK-së, Nuredin Lushtaku me kryetarin e tanishëm të Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Një arrogancë e kësaj qeverie në raport me opozitën. Sa herë që shfaqen shqetësimet e opozitës në parlament. Kjo ka përfunduar me eskalim të dhunës në seancën e fundit, si rrjedhojë e një arrogance të qeveritare. Diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në vendin tonë. Ju mund t’i krahasoni situatat që kanë qenë më herët… Atëherë kur kemi pas një shfaqe ekstreme të dhunshme të opozitës, bile kemi pas përdorim të fjalorit dhe gjuhës që ka përdorur opozita, të rëndë dhe ngacmuese në raport me ne. Por ka qenë një tendencë që të parandalohet. Në një moment, pasi ka pasur disa, ka qenë kur zotëri Nuredin Lushtaku, i cili nuk e duronte do të gjuhën që përdorej atëherë nga kryetari i sotëm i parlamentit dhe kam qenë unë që kam parandalu. Kjo ka qenë një prej rasteve, pasi kemi qenë shumë të interesuar që mos të ketë raste të dhunës në institucione. Kurse sot zëvendëskryeministri nuk e duron një veprim paqësor të një deputeti të opozitës”, thekson anëtari i kryesisë së PDK-së.
Krahas këtyre, Pajaziti kritikon Kurtin edhe për qasjen e tij në raport me dialogun me Serbinë.
Derisa sot po zhvillohet takimi i kryenegociatorëve të dialogut në Bruksel, ai thotë se Kurti po krijon probleme në veri, pastaj po zmbrapset.
“Kjo qeveri e ka orientuar vendin vetëm me problemet politike në veri, të cilat po ashtu i ka bllokuar. Ka shkaktuar vonesë dhe nuk po merret fare me problemet jetike… Kemi fokusim vetëm në termat e veriut për çka kemi edhe zmbrapsë. Shiheni kush është humbës këtu, është shoqëria kosovare janë qytetarët e Kosovës. Kishte një kërkesë të theksuar të partnerëve ndërkombëtar të ShBA-së dhe BE-së që Kurti mos t’i merrte masat e targave. Çka ndodhi, e riktheu vendimin e targave, por pasojat ende janë, pasi serbët dolën nga institucionet. Ky i riktheu targat, por ata nuk janë aty. Organizoi zgjedhjet që nuk u jetësuan dhe ky po pranon që prapë të organizoi zgjedhje të reja. Por dëmet nuk janë thjeshtë materiale, por janë politike të pariparueshme”, përfundon Pajaziti.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...

































