Pajaziti ‘mesazh’ Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 23 October 2018
Tre pikët e marra në ndeshjen ndaj Feronikelit në fundjavë e kanë motivuar trajnerin e Gjilanit, Sadat Pajaziti, i cili kërkon edhe tri pikë të reja në derbin me Prishtinën.
KF Gjilani në fundjavën që e lamë pas e arriti një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen ndaj skuadrës lidere në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, Feronikelit, për të cilën skuadër ishte edhe humbja e parë në këtë kampionat.
Trajneri i Gjilanit, Sadat Pajaziti, të hënën për “Epokën e re” ka thënë se është shumë i kënaqur me faktin se skuadra e tij ka dalë triumfuese ndaj një kundërshtari të fortë siç është “Nikli” nga Drenasi.
“Jam i kënaqur me lojën e shfaqur dhe fitoren e arritur ndaj Feronikelit. Jemi përgatitur mirë për atë ndeshje dhe ia kemi arritur qëllimit. Kemi pasur në vazhduesi paraqitje të mira edhe në disa prej ndeshjeve të kaluara dhe kjo fitore ndaj një skuadre siç është Feronikeli na jep edhe më shumë motiv për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Pajaziti.
Në kuadër të xhiros së dymbëdhjetë në elitë, Gjilanin e pret edhe një tjetër ndeshje derbi, pasi luan ndaj skuadrës së Prishtinës. Kjo e fundit renditet në pozitën e dytë në renditjen tabelore kurse, sipas Pajazitit, Feronikeli dhe Prishtina janë skuadrat më të mira momentalisht në futbollin e Kosovës.
Strategu nga Lugina e Preshevës kërkon maksimumin edhe në ndeshjen ndaj kryeqytetasve. “Normalisht se edhe ndeshja e radhës është mjaft e fortë, pasi përballemi me Prishtinën që, së bashku me Feronikelin, janë dy skuadrat më të forta në futbollin e Kosovës. Me kënaqësi e pres ndeshjen ndaj Prishtinës, e cila do të sjellë një rivalitet të madh, por edhe një atmosferë në tribunë. Ne do të angazhohemi maksimalisht që edhe në këtë ndeshje të arrijmë fitore dhe të vazhdojmë në këtë mënyrë deri në fund të sezonit vjeshtor, pastaj kemi kohë të organizohemi edhe më shumë si skuadër dhe, pse jo, të angazhojmë edhe ndonjë futbollistë”, ka shtuar ai.
Skuadra e Gjilanit renditet në pozitën e pestë me 17 pikë, gjashtë pikë më pak se skuadra kryesuese në ligë. Prej njëmbëdhjetë ndeshjeve të zhvilluara, Gjilani ka pesë fitore, dy barazime dhe katër humbje.
Të tjera
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...