Lajme

Pahor kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 05 March 2019

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, thotë se nuk e mbështet idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Këtë deklaratë kreu i shtetit slloven e ka bërë të hënën në Tiranë, gjatë një vizite që ai po zhvillon me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Nuk jam mbështetës për ndryshimin e kufijve për të plotësuar kriteret nacionale. Bëhet fjalë për korrektime të nevojshme, që dy shtetet të kenë më shumë bashkëpunim si dhe njohje reciproke respektive”, tha Pahor të hënën në Tiranë.

Ndërsa presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u shpreh se ai mbështeti dialogun Kosovë-Serbi , por shtoi se kjo çështje është përgjegjësi e Kosovës dhe Shqipëria duhet të shmangë çdo ndërhyrje.

-Advertisement-

“Shqipëria e mbështet shtetin e pavarur të Kosovës. Çështja e dialogut është përgjegjësi që ju takon udhëheqësve të Kosovës dhe çdo ndërhyrje nga ne do të ishte mungesë respekti për institucionet e pavarura të Kosovës. Unë përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si e vetmja rrugë për të forcuar marrëdhëniet mes tyre. Që nga koha kur krimineli i Ballkanit u rrëzua me votë edhe nga populli serb marrëdhënia e Shqipërisë me Serbinë kanë qenë të mira dhe do të vazhdojmë të punojmë për t’i forcuar këto raporte bilaterale, duke menduar që kjo ndihmon edhe në dialogun me Kosovën, por kurrë se marr përsipër të përfaqësoj Kosovën për çështje që ajo i ka me Serbinë”, tha Meta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera