Shëndetësi

Pagjumësia dëmton “kujtesën e punës” në mesin e femrave

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 06 February 2018

Shumica prej nesh kanë përjetuar “mjegullën e trurit” që vjen pas një gjumi të keq të natës. Megjithatë, një studim i ri zbulon se kur bëhet fjalë për efektin e privimit të gjumit në kujtesën rreth angazhimit në punë, femrat duken ta pësojnë më keq se meshkujt.

Kujtesa e punës e grave, por jo burrave, ndikohet negativisht nga mungesa e gjumit, thonë studiuesit, transmeton Indeksonline.

Termi “kujtesa e punës” i referohet aftësisë sonë për të mbajtur në mend informacione për periudha të shkurtra kohore, në të njëjtën kohë duke e përdorur atë për të marrë vendime ose për të përfunduar detyrat.

-Advertisement-

Një shembull i kujtesës së punës është shtimi i një kontakti në telefonin tuaj celular; ju përkohësisht ruani një varg numrash në mendjen tuaj, ndërsa njëkohësisht i prekni ato në ekranin tuaj.

Hulumtimi i mëparshëm zbuloi se kujtesa e punës mund të ndikohet negativisht nga mungesa e gjumit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera