Lajme

Pagesat me kartelë, ekspertët: Do të ndihmonte jo vetëm turistët, por gjithë ekonominë

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 20 August 2023

Të paguash me kartelë është tashmë një rutinë për qytetarët në ekonomitë e zhvilluara. Mjafton të shkosh në Itali dhe aty mund të paguash biletën e trenit, kafenë në bar apo berberin në mënyrë elektronike.

Mirëpo me gjithë hapat pozitivë, të paguash me kartë në Shqipëri është e vështirë, duke u kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha për turistët e huaj.

“Ka akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. në mënyrë që të bëjë sens përdorimi i kanaleve bankare të pagesave duhet të ketë një koncentrim të të gjithë aktorëve në treg që nis me konsumatorin e përfundon me rregullatorin apo anasjelltas. Me gjithë rritjen, Shqipëria vijon të jetë e prapambetur në drejtim të pagesave me kartë bankare nëse e krahasojmë me vendet e në Europë apo edhe Rajonit.”

-Advertisement-

Për eksperten e sistemit të pagesave, Bora Feri zgjerimi bazës së bizneseve që pranojnë pagesa me kartë, do të ndihmonte jo vetëm turistët, por gjithë ekonominë.

“Do të luftonte informalitetin dhe do të nxiste konkuerrencë më të ndershme me bizneset. Gjithashtu do të frenonte ndjeshëm abuzimet”.

Ulja e kostove të tregtarëve për të pranuar pagesa me kartë mund të jetë një mënyrë për të nxitur rritjen e pagesave me kartë thonë ekspertë të fushës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera