Lajme

Pagat që parashihen për zyrtarët komunalë me ligjin e ri

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 26 February 2019

Më 2 shkurt Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik, i cili ka hyrë në fuqi automatikisht pasi presidenti Hashim Thaçi nuk e ka kthyer për plotësime shtesë

Ky Ligj pritet të rregullojë pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit, ku koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1, kurse vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Në kuadër të tyre, pagën më të lartë pritet ta ketë kryetari i kryeqytetit, i cili në bazë të koeficientit 8 ai do të paguhet 1,912 euro, ndërsa 1,852.25 euro do të paguhen kryetarët e tjerë të komunave.

-Advertisement-

Dalim në pagë nga niveli i kryetarit do ta ketë nënkryetari i komunës, ku sipas koeficientit 4.1 ai do të marrë rrogë prej 979.90 euro.

Sipas Ligjit, kryesuesi i Kuvendit Komunal pritet të paguhet 956 euro, ndërsa zëvendësi i tij do të merr pagë 717 euro.

Drejtor i Drejtorisë Komunale pritet të paguhet sipas koeficientit 3.8 apo 908.2 euro.

Shef i Kabinetit të kryetarit të komunës, sipas Ligjit për Pagat, do të paguhet 597.5 euro, ndërsa në nivel komunal rrogë më të vogël do të kenë anëtarët e Kuvendit Komunal që do marrin pagë prej 406.3 euro.

Sipas nenit 34, ky Ligj hyn në fuqi nëntë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera